Aktualitet

Nga dhuna ndaj bashkëshortes te aksidenti në gjendje të dehur, vihen në pranga 6 persona në Tiranë (DETAJE)

24 Prill 2021, 11:15 Nga DOSJA
Nga dhuna ndaj bashkëshortes te aksidenti në gjendje të dehur,

TIRANË– Disa persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24-orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar një 30-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, është arrestuar një 35-vjrçar, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka dëmtuar dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit D. D., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. M., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar mjetin me drejtues N. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin e shtetasit N. L, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ;

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Prill 2021, 07:38

Kthesë apo vazhdimësi? – Shqipëria voton

30 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dita e zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është një ditë normale, mijëra policë do e sigurojnë mbarëvajtjen e tyre. Polar...