Aktualitet

Kroskoti plot me “50-çe” e bllokuar nga PD në Maqellarë, Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit

24 Prill 2021, 12:57 Nga DOSJA
Kroskoti plot me “50-çe” e bllokuar nga PD në

DIBËR– Dy të ndaluarit dy ditë më parë në Maqellarë të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, janë njohur ditën e sotme me masën e sigurisë teksa kanë dalë para gjykatës së shkallës së parë në Dibër.

Mësohet Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg. Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka provë që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

Si ndodhi ngjarja?

Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë bllokuar dy ditë më parë një makinë në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Maqellarës, ku janë gjetur para me preje “50-çe”.

Një person, i identifikuar vetëm me emrin “Genti” kishte informuar kandidatin për deputet nga radhët e demokrative, Luan Hakën se dy punonjës të Bashkisë së Bulqizës Denis Gjoli dhe Albjon Ceku që pretendohet se po shpërndanin para në këmbim të votave.Pasi ka marrë informacionin, Haka ka vënë në ‘aksion’ mbështetësit e tij, të cilët kanë ndjekur në makinë dy punonjësit, derisa i kanë bllokuar pranë rrethrrotullimit. Në vendin ku mjeti ishte ndaluar, dy të rinjtë nuk janë lejuar që të dalin prej makine, deri në momentin që ka mbërritur Policia dhe një prokurore nga Dibra. 

Menjëherë sapo kanë mbërritur, efektivët kanë nisur kontrollin e mjetit, duke filluar me numërimin e shumës së parave që gjetën në kroskot. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet makina me para ne maqellare maqellare zgjedhjet 25 prill 2021 makina me para ne maqellare maqellare zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll