Aktualitet

Rrihet brutalisht aktivistja e PD në Divjakë, Elsa Bita: Shefi i policisë më theu dorën, po filmoja administratën në fush

24 Prill 2021, 10:59 Nga DOSJA
Rrihet brutalisht aktivistja e PD në Divjakë, Elsa Bita: Shefi i

TIRANË– Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë, raportohet se është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

“Isha duke filmuar brenda një lokali, nuk e di kush i njoftoi, ishin 4 vetë. Të tjerët po më shanin. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi më tha pse filmon. E mori telefonin, më kapi dhe më foli. Vetëm ai ishte, të tjerëve iu thoshte shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe më kapi vetë. Quhet Altin, mbiemrin s’ja di. Ka një muaj më duket që ka ardhur këtu.”-tha Elsa Bita. 

Bita ndodhet në spital dhe pritet që shumë shpejt të bëjë një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj saj. Nw njw video tw siguruar nga Syri.net, dëgjohen të bërtitura dhe të shara, ndërsa personat e përfshirë në konflikt nuk janë identifikuar. 

Pas ngjarjes sw denoncuar, ka ardhur menjwhere reagimi nga presidenti Ilir Meta, i cili ka kwrkuar hetim urgjent nga SPAK dhe policia e shtetit, pasi sipas tij, kjo wshtwq ngjarje kriminale. Edhe Ministria e Brendshme ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj aktivistes, ku thotë se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA, po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

(f.g;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin shehu dhunohet elsa bita elsa bita altin shehu dhunohet elsa bita elsa bita

Sondazh

Poll