Aktualitet

Rrihet brutalisht aktivistja e PD në Divjakë, Elsa Bita: Shefi i policisë më theu dorën, po filmoja administratën në fushatë, reagon Meta: Të nisin hetimet!

  • Meta: Shefi i komisariatit është kallëzuar katër herë brenda muajit, mund të ishte parandaluar
  • KMD: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt
  • Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale. 
    Featured image of article: Rrihet brutalisht aktivistja e PD në Divjakë, Elsa Bita: Shefi i policisë më theu dorën, po filmoja administratën në fushatë, reagon Meta: Të nisin hetimet! Elsa Bita, aktivistja e dhunuar
    Përditësuar:

    TIRANË– Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë, raportohet se është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

    Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

    “Isha duke filmuar brenda një lokali, nuk e di kush i njoftoi, ishin 4 vetë. Të tjerët po më shanin. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi më tha pse filmon. E mori telefonin, më kapi dhe më foli. Vetëm ai ishte, të tjerëve iu thoshte shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe më kapi vetë. Quhet Altin, mbiemrin s’ja di. Ka një muaj më duket që ka ardhur këtu.”-tha Elsa Bita. 

    Bita ndodhet në spital dhe pritet që shumë shpejt të bëjë një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj saj. Nw njw video tw siguruar nga Syri.net, dëgjohen të bërtitura dhe të shara, ndërsa personat e përfshirë në konflikt nuk janë identifikuar. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas ngjarjes sw denoncuar, ka ardhur menjwhere reagimi nga presidenti Ilir Meta, i cili ka kwrkuar hetim urgjent nga SPAK dhe policia e shtetit, pasi sipas tij, kjo wshtwq ngjarje kriminale. Edhe Ministria e Brendshme ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj aktivistes, ku thotë se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA, po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

    Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

    (f.g;kle.mu/dosja.al)

    • 18:01

      Dhunimi në Divjakë, KMD: Të zbrdhet ngjarja sa më shpejt, do monitorjmë procesin e votimit dhe të numërimit

      Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dënuar dhunimin e aktivistes së Partisë Demokratike, të ndodhur paraditen e sotme në Divjakë. Në një deklaratë për mediat, KMD nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit.

      Deklaratë për Mediat: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi monitoroi me shqetësim gjithë fushatën elektorale dhe regjistroi të gjitha rastet e dhunës verbale e fizike. Edhe në ditën e përcaktuar si heshtje zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh nëpërmjet mediave me incidentin e Divjakës, në të cilën një aktiviste politike u dhunua fizikisht dhe verbalisht.

      Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit. Institucioni i KMD garanton qytetarët se do të monitorojë dhe nxisë institucionet të zbatojnë ligjet sa herë konstaton shkelje të të drejtave të Njeriut.

    • 15:12

      “Do të ** nënën, hiqe telefonin”, momenti kur shefi i policisë së Divjakës sulmon aktivisten e PD

      Kanë dalë pamjet nga momenti ku sipas denoncimit, shefi i policisë së Divjakës ka sulmuar brutalisht aktivisten e PD-së, Elsa Bita.

      Në videon e siguruar nga Syri.net, dëgjohen të bërtitura dhe të shara, ndërsa personat e përfshirë në konflikt nuk janë identifikuar.

      Bjere këtu telefonin“, dëgjohet teksa bërtet aktivistja Elsa Bita, ndërsa dyshoet se personi që dëgjohet duke sharë është sulmuesi.

      Për më shumë ndiqni pamjet:

    • 14:42

      Dhuna ndaj aktivistes së PD, reagon Ministria e Brendshme: Ka nisur hetimi, Policia e Shtetit e angazhuar për të garantuar proces zgjedhor të lirë e të qetë!

      Njoftimi i plotë:

      Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
      Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
      Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
      Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
      Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike.

    • 13:44

      Aktivistja e PD në Divjakë u rrah brutalisht, REAGON Meta: I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale

      Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Elsa Bitës, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë.

      Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku na nxjerrë edhe dëshminë e aktivistes, Meta bën thirrje urgjente që SPAK dhe Prokurorisë të nisë hetimet.

      I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.
      I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim. Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

    Shto Koment