Politike

Ndaluan makinën e administratorit të Vreshtazit pasi dyshuan për shitblerje votash, procedohen 3 anëtarët e grupit të gats

24 Prill 2021, 08:50 Nga DOSJA
Ndaluan makinën e administratorit të Vreshtazit pasi dyshuan për

TIRANË– Policia ka proceduar në hetim të lirë tre simpatizantë të Partisë Demokratike në Maliq, pasi u përfshinë në një incident mbrëmjen e djeshme, ku ndaluan një automjet në të cilin pretendonin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

NJOFTIMI:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit””, njofton Policia.

Në denoncimin që ka bërë kandidati i PD, Edmond Spaho mbrëmjën e djeshme thuhet se dy nga makinat, të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari janë larguar me forcë, ndërsa makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Çezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua. Sipas PD, në terren se bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të fshatit Podgorie dhe njëkohësisht zyrtar i Tatimeve Korçë, Izmi Çoçka.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike denoncimi i edmond spahos shitjbleje votash ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 denoncimi i edmond spahos shitjbleje votash ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...