Politike

Meta mban konferencë në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Presidenti: Kërkoj zbardhjen e masakrës së Elbasanit! PD kallëzoi 40

24 Prill 2021, 07:52 Nga DOSJA
Meta mban konferencë në ditën e HESHTJES ZGJEDHORE! Presidenti:

TIRANË–Në ditën që quhet ‘Heshtje Zgjedhore’, presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, aty ku preku çështjen e masakrës së Elbasanit, replikat me Yuri Kim si dhe foli për fushatën zgjedhore.

Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme përballë gazetarëve se Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 40 persona para ngjarjes së rëndë që ndodhi në Elbasan. Meta tha se nëse këto persona do ishin vënë përballë drejtësisë nuk do ndodhte masakra e Elbasanit, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë, Meta shpreheet se nuk do të kishte ndodhur ngjarja e rëndë.  Meta u pyet në lidhje me qëndrimin që ambasadorja Yuri Kim po mban. Ai tha se ka respekt për partnerët ndërkombëtarë mirëpo shtoi se nuk presionohet nga lobistët që flasin anglisht e që mendojnë serbisht për Shqipërinë.

Në fund, presidenti i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.

Në një dalje të dytë urgjente për mediat, Meta i kërkoi llogari kreut të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ai i drejtoi pesë pyetje, lidhur me vonesën e hetimeve. Meta pyeti pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SPAK dhe pse Gazment Bardhi nuk është thirrur më herët.

Presidenti i solli në vëmendje Kreshnik Ajazit se vëllai i tij kandidon për deputet si kandidat i PS në Elbasan, dhe e pyet nëse ndihet në konflikt interesi.

(a.b;kle.mu)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta meta konference per mediat shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta meta konference per mediat shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...