Politike

Bllokohen 3 automjete në Korçë! Spaho DENONCON: Në to ka njerëz të PS me lista banorësh e patronazhistësh

24 Prill 2021, 08:38 Nga DOSJA
Bllokohen 3 automjete në Korçë! Spaho DENONCON: Në to ka

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho ka bërë të ditur se janë ndaluar tre makina në fshatin Podgoricë. Ai ka ndarë një video nga momenti ‘aksion’, aty ku sipas tij struktura e mbrojtjes së votës e PD ka ndaluar 7 punonjës që ndodheshin në makina. Spaho bën të ditur se në makinat e llojeve ‘Mercedes’ dhe ‘Wolksvagen’ të drejtuara nga Soni Laraku dhe nga Andi Zaqellari janë larguar menjëherë në momentin kur janë pikasur ndërsa është ndaluar vetëm Gerti Tabaku.

Spaho shkruan se kryetari i PS i Podgoricëss dhe zyrtar i tatimeve Izmi Çoçka ka qënë me to. Në mjete iu janë gjetur lista e zgjedhësve të fshatit, lista e patronazhit dhe lista e shkruar me dorë me emra banoresh të fshatit.

‘Pas shoqerimit te makines se administratorit ne Drejtorine e Policise Korce dhe pyetjes se administratorit dhe deshmitareve okulare , Drejtoria e Policise vendosi te liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqeruesin e tij Gerti Tabaku si dhe cuditerisht te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.’- shkruan ndër të tjera Spaho.

POSTIMI:

Mbreme rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votes se PD ne fshatin Podgorie ndaloi tre makina te njesise administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes te kesaj njesie ne to.
Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Wolksvagen te drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me force,kurse makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesise Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.
Ne terren se bashku me ta ishte edhe kryetari I PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar I tatimeve Korce Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbrriten forcat e rendit te cilet ushtruan presion per lirimin e rruges dhe te makines se bllokuar.Me insistimin e perfaqesuesve te PD u kerkua qe makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.Nga nje kontroll i percipte ne vend ne makinen e administratorit u gjenden:Lista e zgjedhesve te fshatit Podgorie
Listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,
Liste e shkruar me dore me emra banoresh te ketij fshati te cilen policia refuzoi ta beje publike.Pas shoqerimit te makines se administratorit ne Drejtorine e Policise Korce dhe pyetjes se administratorit dhe deshmitareve okulare , Drejtoria e Policise vendosi te liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqeruesin e tij Gerti Tabaku si dhe cuditerisht te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.Ju bej thirrje te gjithe anëtareve dhe simpatizanteve te PD qe te vazhdojne te qendrojne dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike cezar bezati endrison dushku fatjon dushku shitjbleje votash ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 cezar bezati endrison dushku fatjon dushku shitjbleje votash ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...