Politike

Shqipëria voton nesër! Protothema boton analizën: Zgjedhjet në klimë tensioni dhe pasigurie! Minoritarët grekë kanë vend

24 Prill 2021, 07:32 Nga DOSJA
Shqipëria voton nesër! Protothema boton analizën: Zgjedhjet

TIRANË– Nesër Shqipëria do të zgjedhë përfaqësuesit e saj në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Procesi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të fqinjëve grekë. Media “Protothema” i ka dedikuar një artikull zgjedhjeve në vendin tonë, duke analizuar të gjithë përplasjet politike në vend, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. Është theksuar fakti se të gjithë janë vendosur në vende që cilësohen si të sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa nuk kanë harruar të përmendin presidentin turk Recep Tajip Erdogan, teksa shënojnë se zgjedhjet po zhvillohen me ‘aromë turke’.

ARTIKULLI I PLOTË:

Në një klimë veçanërisht e tensionuar, të përkeqësuar edhe nga pandemia e koronavirusit, të dielën Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare. Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike, me ekzagjerime verbale dhe me shumicën e opozitës që abstenojnë nga parlamenti. Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë. Rama përballet me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, i cili ka bërë aleancë me parti të vogla, të cilët i bën bashkë pasioni kundër PS-së. Periudha parazgjedhore u karakterizua nga fyerje, akuza për korrupsion dhe incidente të dhunshme midis dy partive të mëdha. Një anëtar i Partisë Socialiste humbi jetën në një shkëmbim zjarri me mbështetësit e Demokratëve. Partia LSI e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës është kthyer në kundërshtarin e tij, kërkon që të jetë vendimtare.

Zgjedhjet dhe pakica greke

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri, i është bashkuar aleancës me Partinë Demokratike me të vetmin qëllim; rrëzimin Edi Rama nga qeverisja e vendit. Dule garon në Tiranë, në një pozicion të sigurtë. Ndërsa përfaqësuesi tjetër i pakicës, Niko Kuris është në listën e PS në Vlorë. Po ashtu Vangjel Tavo është vendosur në krye të listës së LSI në Gjirokastër, por e ka të vështirë zgjedhjen në Kuvend. 

Pengesat për shkak të Covid-19 në kufi

Shqiptarët që jetojnë në kufi nuk do të votojnë dot pasi qeveria Rama vendosi një karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet se synon të parandalojë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. 

Rama “voton” për Erdoganin

Zgjedhjet do të mbahen me një “aromë” të fortë turke, pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Edi Ramën, “duke dhuruar” një spital të ri në qytetin e Fierit. Spitali, është cilësuar si një simbol i miqësisë shqiptaro-turke dhe u përfundua në muaj vetëm dy e gjysmë, me kosto 70 milion euro. Po ashtu interesimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet e së Dielës është veçanërisht i lartë. OSBE, SHBA dhe BE do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor, i cili është një provë serioze e funksionimit të duhur të institucioneve të brishta në Shqipëri.

Marrë dhe përkthyer nga Protothema

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...