Politike

Një ditë pas përplasjes me Metën, ambasadorja Yuri Kim shkon të takojë me urgjencë Bashën

24 Prill 2021, 08:23 Nga DOSJA
Një ditë pas përplasjes me Metën, ambasadorja Yuri Kim shkon

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “thyer” heshtjen zgjedhore duke zhvilluar sot një takim politik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi mes Kim dhe Bashës ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë Kim ajo që ka kërkuar të takojë kryedemokratin pas përplasjes së fortë që pati dje mbrëma me presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili gjithashtu “theu” heshtjen zgjedhore dhe zhvillon një konferencë paraditen e së shtunës.

Por çfarë ndodhi dje?

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presidentit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta lulzim basha yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...