Politike

‘Nxjerrim cfurqet nëse preket vota/ Ambasadorja Kim e shqetësuar për THIRRJEN e Metës, shqiptarët nisin ‘gallat

24 Prill 2021, 07:16 Nga DOSJA
‘Nxjerrim cfurqet nëse preket vota/ Ambasadorja Kim e shqetësuar

TIRANË– “Tërheqja e veshit” që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i bëri presidentit Ilir Meta ka pasur ndikim të madh në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ndërsa Kim bënte thirrje se ishte e papranueshme që zyrtarët kërcënonin se qytetarët do të “rrëmbenin” cfurqet nëse nuk do t’u pëlqente rezultati i zgjedhjeve, shqiptarët nisën nga “gallata”.

Poshtë postimit të ambasadores amerikane, shqiptarët i dërgonin pjesë nga ‘videoklipi’ i Metës me këngën “Gëzuar Baftjar” në sfond, ndërsa nuk mungoi edhe një foto nga një mullar. Kjo e fundit shpjegoi qartë se për çfarë duheshin cfurqet. 

“Quhet nostalgji. Nuk e ka me të keq. Thjesht do që të…,“-shkruan një qytetar.

Por çfarë ndodhi dje?

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presdientit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta perplasja meta-kim yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta perplasja meta-kim yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...