Politike

E quan ‘Shkëlqesi’, Kujtim Gjuzi mesazh Ramës: Ke për të menaxhuar një familje, fillo bisedimet

17 Maj 2019, 09:11 Nga DOSJA
E quan ‘Shkëlqesi’, Kujtim Gjuzi mesazh Ramës: Ke për

Tiranë-Deputeti Kujtim Gjuzi i ka bërë thirrje Ramës që të ulet me palët politike për të biseduar për krizën politike në vend. Ai është shprehur se Rama nuk mund të hyjë i vetëm në zgjedhjet e 30-qershorit por duhet të fillojë bisedimet me palët politike pasi duhet të ketë kundërshtarë në garë.

Ndërsa për Metën ai është shprehur se duhet të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë atyre që nuk futen në zgjedhje.

Pjesë nga deklarata e Kujtim Gjuzit

Askush ta harrojë që  nuk do të paguajë ato që ka bërë. Unë jam deputet me votat e njerëzve inteligjentë.  Ne jemi në kuvend për të respektuar nenin numër 1 të kushtetues, jo vetëm për ata që janë këtu po edhe ata që janë emigrant.Këta janë larguar nga diktatori më i keq i Europës. Ne jemi këtu për ti thënë shqiptarëve se askush nuk do të guxojë ti mbyllë gojës askujt.  Ju duhet të dini se ka qenë një vendimmarrje e madhe që erdhi Papa këtu. Ne ishim më të mirët dhe më të sigurt prandaj erdhi ai. E keni parë dhe ju gazetarë dhe operatorë të shkëlqyer. Ju nuk mund të shkoni në zgjedhjet e 30 qershorit me vjedhje dhe manipulim. Shkëlqesi kryeministër ju nuk mund të shkoni në zgjedhje. Unë dua ti them  Edi Ramës ka përgjegjësi për vendin, të bëjë ftesën dhe të ulë të gjithë në bisedime. Ai është njeriu që ka për të menaxhuar një familje.  Si mund të bëhen zgjedhje kur nuk ka konkurrentë. I kërkoj Edi Ramës të ftojë në tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij politikë. Partia Konservatore  i bën thirrje presidentit të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë atyre që nuk futen në zgjedhje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi thirrja e gjuzit për metën zgjedhjet e 30 qershorit edi rama kujtim gjuzi thirrja e gjuzit për metën zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll