Politike

Basha e fton ta votojë, Baton Haxhiu: Nga data 26 Prill mbrojtës i tij, dëshira ime bashkëqeverisje

23 Prill 2021, 20:25 Nga DOSJA
Basha e fton ta votojë, Baton Haxhiu: Nga data 26 Prill mbrojtës i

TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se dëshiron që të ketë bashkëqeverisje mes dy partive të mëdha. Ai u shpreh se edhe nëse Basha fiton zgjedhjet apo jo, do jetë mbrojtës i tij.

Arian Çani: Çfarë do i thuash Lul Bashës nëse ai fiton zgjedhjet?

Baton Haxhiu: Basha duhet të sillet sikur është sjellë në fushatë. Ka ndryshuar në imazhin e fushatës, nuk i ka ndihmuar asnjë izraelit më shumë se ai. Nga data 26 çfarë do të ndodhi me Lul Bashën edhe nëse humb, edhe nëse fiton, do jem një mbrojtës i tij. Deri më tani i kam humbur të gjitha durimet.

Lulzim Basha: Duke qenë se ke shtetësi shqiptare, shko voto dhe ti për ndryshimin.

Artur Zheji: Më habite, pash një pozitivitet…

Baton Haxhiu: Unë e njoh Lul Bashën para teje dhe e di kush është. Dëshira ime është që dy partitë më të mëdha të bashkëqeverisin Shqipërinë. E di që kjo dëshirë nuk më plotësohet, unë besoj që është momenti i vetëm që në 4 vitet e ardhshme të zgjidhen të gjitha problemet e 50 viteve të ardhshme.

Basha: Jam pjesërisht dakord me atë që thotë Batoni, kemi në dorë të bëjmë diçka; ose të ndryshojmë. Garancia për këtë është që ai pati 8 vite pushtet dhe dështoi t’i mbante këto premtime. Është koha për ndryshim, nuk ka frekuencë tjetër.

MARRË NGA ZONË E LIRË

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 baton haxhiu lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll