Politike

“Dimë ca gjëra për ty”, SHPËRTHEN Presidenti Meta: Yuri Kim më kërcënoi në telefon, kërkoi kthimin e Dvoranit

23 Prill 2021, 20:08 Nga DOSJA
“Dimë ca gjëra për ty”, SHPËRTHEN Presidenti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar replikat me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e ka kërcënuar dhe i ka thënë të rrijë urtë sepse di disa gjëra për të.

Meta shtoi më tej se përmes një telefonate, Kim i ka kërkuar një ditë para mbledhjes së KLD-së që të kthejë Dvoranin në KED, por që vetë Meta nuk ka pranuar pasi nuk dëshiron të tradhëtojë Kushtetutën.

“Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën. “Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën. Nëse ajo dëshiron të dalë në podium të bëjë fushatë me Ramën le të dalë ne do të mbrojmë zgjedhjet. I kam thënë Donald Lu, jo ti por Sekretari i Mbrojtjes që ka raketat bërthamore, edhe për atë nuk dua t’ja di nëse mendoj se kam të drejtë. Cfarë ka Amerika dhe BE për mua ti nxjerrin. Më keni parë mua të ndërhyj në punët e Amerikës? Jo, as ata të mos ndërhyjnë. Amerikën e duam për zgjedhjet e lira. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë. Këtu do të bëhet hataja po preku një votë. Ditën e zgjedhjeve do të jem në Durrës dhe Vlorë. Ilir Meta mund të ikë nga Presidenca por mbush sheshin,”- tha Meta.

LAJM KRYESOR: Nxehet situata! Kim përplaset me Metën: Mos nxit shqiptarët të marrin cfurqet. Presidenti: Më ke kërcënuar, kërkove kthimin e Dvoranit për llogari të Ramës, nxirri çfarë di për mua. Rama: Ai ka dalë nga binarët, muhabet zhelesh

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta perplasja meta-kim yuri kim ilir meta perplasja meta-kim yuri kim

Sondazh

Poll