Nxehet situata! Kim përplaset me Metën: Mos nxit shqiptarët të marrin cfurqet. Presidenti: Më ke kërcënuar, kërkove kthi
23 Prill 2021, 19:55Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim është përplasur shpër me Presidentin Ilir Meta. Ishte deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili, i ftuar në “Çim Peka Live”, tha se më 25 prill të gjithë shqiptarët të mprehin ‘cfurqet’ dhe të dalin në shesh nëse kryeministri Edi Rama ka vendosur që të vjedhë votat e tyre.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kim, pa përmendur asnjë emër tha se është e papranueshme që kushdo qoftë të bëjë thirrje për ‘cfurqe’ apo për dhunë. Kim shtoi më tej se ata që nxisin dhunë sepse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve, meriton të ndëshkohet.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “Cfurqe” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,”- shkruante Kim.
Ky status solli reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili teksa ndodhej në “Çim Peka Live”, akuzoi ambasadoren Kim se po mbronte kryeministrin Edi Rama. Ai tha ka qenë Kim ajo që ka mbështetur Ramën për prishjen e marrëveshjes së 5-qershorit. Kreu i Shtetit sfidoi hapur ambasadoren Kim, kur tha se edhe ajo bashkë me Ramën mund të shkonin të përballeshin me të në studio.
Sipas Metës, Kim, për llogari të kryeministrit Edi Rama ka kërkuar kthimin e Ardian Dvoranit në KED, duke kërcënuar Kreun e Shtetit në telefon dhe duke i thënë ‘dië ca gjëra për ty’. Këtë përplasje, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ‘muhabet zhelesh’. I ftuar në “Open”, Rama tha se Presidenti ka dalë nga binarët.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Lulzim Basha: Korniza ku e ka fut veten ai është ky dhe unë. Nuk është beteja unë dhe ai. Nuk bëhet për mua, nuk bëhet për të, bëhet për shqiptarët që u ka ardh...
VLORË- Kryeministri Edi Rama përmbylli fushatën elektorale mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gjatë fushatës elektorale, në Vlorë ishin mbledhur shumë persona për ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaruar se nuk ishte ai personi që zgjodhi këngën e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Në një intervistë për ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se beson te të rinjtë dhe nuk i poshtëron ata si puna e kryeministrit Rama që i quan ngelsa, apo krye...
TIRANË– Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare u mbyll ditën e sotme, për t’i hapur rrugën ditës së votimeve të dielën, më 25 prill. Lëvizja Sociali...
TIRANË- Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela është filmuar mbrëmjen e sotme me mbështetësit e Paritisë Demokratike, teksa kryedemokrati Lulzim Basha mbyll...