Politike

FLAKË PËR FLAKË/ Thirrja e fortë e Yuri Kim, Meta: SHBA-ja nuk do gangsterë në Shqipëri, nuk je këtu për marrëdhënien

23 Prill 2021, 19:59 Nga DOSJA
FLAKË PËR FLAKË/ Thirrja e fortë e Yuri Kim, Meta: SHBA-ja

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ ambasadores Yuri Kim, e cila mbrëmjen e sotme kërkoi publikisht që ai të mos përmendë më fjalën ‘cfurqe’ apo nxitje për dhunë.

I pranishëm në “Çim Peka Live”, Meta tha se SHBA-ja nuk do gangsterë si Rama në Shqipëri dhe se ajo nuk duhet të sillet sikur është ambasadore mes Serbisë dhe Amerikës. 

“Ambasadorja e Amerikës nuk më merr dot mua në telefon e të më thotë një ditë para mbledhjes që të thotë mua e të më kërkojë që të pranoj kthimin e Dvoranit në KED. Ajo është këtu për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe jo për marrëdhënien mes Serbisë dhe Amerikës. Për Serbinë është tjetër ambasadore. Ajo ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Ramën për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Le të vijë këtu po deshi bashkë me Ramën, të përballet me mua. Po të kishte reaguar ajo për plagosjen në Kavajë, do ishte parandaluar vrasja në Elbasan,”- tha Meta.

LAJM KRYESOR: Nxehet situata! Kim përplaset me Metën: Mos nxit shqiptarët të marrin cfurqet. Presidenti: Më ke kërcënuar, kërkove kthimin e Dvoranit për llogari të Ramës, nxirri çfarë di për mua. Rama: Ai ka dalë nga binarët, muhabet zhelesh

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta perplasja meta-kim yuri kim ilir meta perplasja meta-kim yuri kim

Sondazh

Poll