Politike

“Më 25 prill Shqipëria do të vendosë për një jetë më të mirë”/ Basha: Ndryshimi është i pandalshëm

23 Prill 2021, 20:19 Nga DOSJA
“Më 25 prill Shqipëria do të vendosë për një

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se ndryshimi i vendit pas 25 prillit është i pandalshëm. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Basha tha se pas 25 prilli do të hapet rruga e ekonomisë së zhvilluar, si dhe e Shqipërisë anëtare e BE-së. Basha u shpreh se shqiptarët në 25 prill do të vendosin një jetë më të mirë oër fëmijët e tyre.  

Arian Çani: Unë jam i pandalshëm sepse pas 8 vjetësh me Edi Ramën në krye të qeverisë Partia Demokratike ka radhën të qeverisë tani më shumë se kurrë. Po apo jo?

Lulzim Basha: Ndryshimi është i pandalshme sepse shqiptarët nuk munden më të vazhdojnë me 4 vite të tjera si këto 8 që kaluan dhe kanë vendosur t’i hapin rrugën ekonomisë të zhvilluar, Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian. Ajo që do të ndodhë me 25 prill nuk është e partive, është e shqiptarëve, është e familjeve të tyre, për fëmijët e tyre prandaj është e pandalshme sepse Shqipëria me 25 prill Shqipëria do të vendosë për një jetë më të mirë për familjet, për fëmijët dhe për veten e tyre.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll