Politike

Lapaj: Kushdo që konstaton një person që shet ose ble votën ta dorëzoj në polici

23 Prill 2021, 20:21 Nga DOSJA
Lapaj: Kushdo që konstaton një person që shet ose ble votën

TIRANË- Avokati Adrian Lapaj u ka bërë thirrje njerëzve që të reagojnë nëse shohin shkelje ditën e zgjedhjeve. Në një postim në Facebook, Lapaj ka shkruar se me ligj të gjithë qytetarët kanë të drejtë të ‘arrestojnë’ në flagrancë nëse shohin një person që shet ose ble votën.

Postimi i plotë:

LIGJI U NJEH TË DREJTËN QYTETARËVE TË ARRESTOJNË NË FLAGRANCË VETË KËDO KRYEN NJË KRIM ZGJEDHOR. Kushdo konstaton një person që kryen një krim zgjedhor duke blerë votë sipas nenit 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, duke shitur votë sipas nenit 328/b “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, duke penguar zgjedhësit të votojnë sipas nenit 330 “Pengimi i zgjedhësit”, duke marrë apo përdorur dokumentat e të tjerëve sipas nenit 331/a të Kodit Penal bazuar në nenin 251 pika 1 dhe 4 të Kodit të Procedurës Penale është i AUTORIZUAR të ARRESTOJË në flagrancë shkelësin e ligjit me detyrimin për ta dorëzuar menjëherë te oficeri i policisë gjyqësore. Këtë thotë ligji. MOS E SHIT VOTËN!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike adriatik lapaj zgjedhjet 25 prill 2021 adriatik lapaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll