Politike

‘Kriza’/ Meta me gjuhë të ashpër: Palët t’i thërrasin mendjes, i dinë mirë pasojat nëse çojnë vendin drejt konfr

17 Maj 2019, 08:25 Nga DOSJA
‘Kriza’/ Meta me gjuhë të ashpër: Palët

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat i është drejtuar me gjuhë të ashpër partive politike.

Në prononcimin e tij, Meta theksoi se palët duhet t’i thërrisnin “mendjes” pasi i dinin shumë mirë pasojat që mund të ketë vendi nga ngërçi politik.

“ Kjo situatë nuk duhet të ekzistonte mbas 22 vitesh pas ’97 që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Ne jemi ndarë nga sistemet përjashtuese që në vitet 90,”– u shpreh Meta.

I pyetur lidhur me pretendimin e kryeministrit Edi Rama, se presidenti nuk i kishte thirruar asnjëherë në tryezë palët politike, Meta u përgjigj se askush nuk duhej që t’i transferonte përgjegjësitë e tij.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë dhe aq më tepër tek Presidenti. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe pasojat që do të kenë nëse çojnë vendin drejt konfrontimit.”

Vendi ynë ndodhet në një krizë politike me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale. Opozita kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër maxhoranca ka bërë thirrje për dialog mes palëve. Thirrjeve i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Partitë aleate të PD-së, i kanë kërkuar Metës të ulë palët në dialog.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta partite politike ilir meta partite politike

Sondazh

Poll