Sport

Real Madrid dhe Barcelona “pjesën e luanit”, pak para për Milanin dhe Interin: Detajet e kontratës së Super League-s

23 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
Real Madrid dhe Barcelona “pjesën e luanit”, pak para për

EUROPË-Super League ishte jetëshkurtër, vetëm 72 orë, por vazhdon të nxisë diskutime dhe mund të çojë trondisë shumë klube (edhe pse tani për tani, UEFA ka vendosur të mos ndëshkojë klubet rebele). Detaji i fundit i destinuar për t’u diskutuar vjen nga Gjermania, ku e përjavshmja gjermane Der Spiegel publikoi ekstrakte nga marrëveshja themeluese, duke zbuluar se klubet e përfshira në kompeticionin e ri do të kishin marrë të ardhura të padrejta.

Konkretisht, sipas informacionit të mbledhur nga Der Spiegel, Real Madrid dhe Barcelona do të përfitonin 60 milion euro më shumë se çdo klub tjetër, pagesa në dy këste (30 milion euro secili në 2 sezonet e para) dhe mbi të gjitha Milan dhe Inter do të kishin mbledhur rreth gjysmën e pagesës.

 

Die meisten Spitzenvereine wollen das #SuperLeague-Projekt wieder verlassen. Einfach wird das aber nicht, wie exklusive Einblicke in den Vertrag zeigen. (S+)https://t.co/SmMdJTJalr

— DER SPIEGEL (@derspiegel) April 23, 2021

Ndër zbulimet e tjera, përfshirë ato që lidhen me financimin fillestar prej mbi 3 miliardë eurosh nga JPMorgan (të cilat në këto 23 vjet, duhet të fitonin rreth 6 miliardë euro) duke përfshirë edhe të drejtat televizive për të garantuar të ardhura shtesë, të gjitha klubet e Super Leagues do të kishin të drejtën të shfaqnin në platformat e tyre (faqen e internetit, aplikacionin celular ose kanalin televiziv) katër nga ndeshjet e tyre të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona real madrid super league uefa barcelona real madrid super league uefa

Sondazh

Poll