Sport

Brdariç: “Kompromis me Skënderbeun? Po, fiton nesër Vllaznia”

23 Prill 2021, 15:56 Nga DOSJA
Brdariç: “Kompromis me Skënderbeun? Po, fiton nesër

SHKODER – Një finale e parakohshme e Kupës së Shqipërisë në Shkodër. Vllaznia pret nesër Skënderbeun në “Loro Boriçi” dhe kërkon tri pikët, për të vijuar garën për titullin kampion. Trajneri Thomas Brdariç ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me ndeshjen dhe skuadrën e tij.

Finalja e Kupës? “Çdo takim e vlerësojmë si një finale, është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Jemi të fokusuar te ndeshja, nuk mendojmë për finalen e Kupës së Shqipërisë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë te ajo ndeshje. Për ne janë të rëndësishme tre pikët për nesër”.

Gjendja e skuadrës? “Po vjen fundi i sezonit dhe ne jemi të përqendruar në maksimum. Do mundohemi t’u japim sa më pak shanse ekipeve kundërshtare për të na marrë pikë. Jemi të stabilizuar në mbrojtje, kemi marrë pikë të rëndësishme dhe na është rrit morali. Çdo gol sigurisht është shumë i rëndësishëm për ne”.

Mungesat? “E rëndësishme është që kemi më shumë se 11 lojtar, për mua është pak e vështirë të vendos se kush do të luajë. Të gjithë po luajnë mirë. Kushdo që do formacionin do të duhet të japë maksimumin”.

Synimi i ndeshjes? “Sigurisht që çdokush do të fitojë, futet në fushë të marrë pikë. Ne do mundohemi të mos i lëmë asnjë hapësirë, as më të voglën që ata të kenë mundësinë të fitojnë apo të marrin një pikë në Shkodër. Jemi seriozë dhe të vendosur për t’ia dalë me sukses këtë ndeshje”.

Kompromis me Skënderbeun? “Sigurisht që ka një marrëveshje, që është për nesër dhe ne do të marrim tre pikët dhe kaq… Sigurisht nuk shohim as majtas, as djathtas, shohim vetëm përpara, rezultatet tona dhe luajmë për vete, për tifozët dhe klubin. Edhe klubi është i kënaqur me rezultatet tona”. 

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport loro borici skënderbeun trajneri thomas brdaric vllaznia loro borici skënderbeun trajneri thomas brdaric vllaznia

Sondazh

Poll