Sport

Do të financonte Super League, banka amerikane Jp Morgan i thotë lamtumirë aktivitetit: Do të mësojmë nga ky gabim!

23 Prill 2021, 17:01 Nga DOSJA
Do të financonte Super League, banka amerikane Jp Morgan i thotë

EUROPË-Jp Morgan, banka amerikane braktis projektin e Super League: ” Ne e kemi keqkuptuar se si do të pritej kjo marrëveshje nga shumica e komunitetit të futbollit në botë  dhe si mund të ndikojë në të ardhmen. Ne do të nxjerrim mësime nga kjo që ndodhi.” Kjo është deklarata sipas asaj që raportohet nga Reuters dhe Tariq Panja, gazetar ekspert i Neë York Times, marrë nga L’Equipe dhe faqet e gazetave spanjolle.

Jp Morgan ishte financuesi kryesor i projektit, me një disbursim të madh parash parashikuar në 3.5 miliardë euro për 12 skuadrat që do të merrnin pjesë në kompeticionin e ri.

Sipas Financial Times, do të ishte një hua afatgjatë (23 vjet) me një normë prej 2-3%. Ditët e fundit, megjithatë, Standard Ethics, një agjenci e pavarur vlerësimi për qëndrueshmërinë, e kishte ulur vlerësimin e korporatave të JP Morgan.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “jp morgan” super league uefa “jp morgan” super league uefa

Sondazh

Poll