Sport

Rama i hoqi pasaportat diplomatike, disa nga heronjtë e Euro 2016 në mbështetje të Bashës: Votoni ndryshimin!

23 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Rama i hoqi pasaportat diplomatike, disa nga heronjtë e Euro 2016 në

SHQIPËRI– Përpara zgjedhjeve, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë thirrjen e shumë futbollistëve si Mavraj, Kaçe, Xhaka, Basha dhe Agolli që kërkojnë ndryshimin duke votuar PD.

Të gjithë këto figura kontribuan në arritjen e Shqipërisë në Euro 2016, arritja më e madhe për sportin shqiptar. Heqja e pasaportave diplomatike ishte goditja e fundit për futbollistët kuqezi që duket se kanë ndryshuar mbështetje.

‘Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin’, thonë yjet e kombëtares së Shqipërisë mesazhet e tyre.Video mesazhet e tyre janë bërë publike nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edi rama lulzim basha pd edi rama lulzim basha pd

Sondazh

Poll