Sport

Komiteti i UEFA-s nuk sanksionon klubet “rebele”, por në të ardhmen mund të…

23 Prill 2021, 13:32 Nga DOSJA
Komiteti i UEFA-s nuk sanksionon klubet “rebele”, por në

EUROPË-UEFA ka vendosur të mos sanksionojë 12 klubet që ishin bashkuar në Super League. Por qeveria evropiane flet për “opsionet në dispozicion” dhe “hapat që duhen ndërmarrë”. Irritimi mbetet akoma, por këto klube reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit, por sërish do të punojnë në projektin e tyre për të krijuar një kompeticion ku të ketë ndeshje të shumta mes klubeve më të mëdha në Europë.

Megjithatë as qeveria e futbollit europian nuk e ka mbyllur plotësisht këtë çështje duke lënë të kuptohet se nëse klubet vazhdojnë të veprojnë kundër UEFA-s mund të merren masa në të ardhmen.

Komiteti Ekzekutiv gjithashtu foli për Euro 2020. Një lajm i mirë për Mynihun, i cili hapi stadiumin për 14,500 tifozë.Nga ana tjetër, Bilbao dhe Dublin u zëvendësuan nga Sevilja dhe Shën Petersburg pikërisht sepse nuk garantuan praninë e publikut në ndeshje. Finalja e tetë e planifikuar në Dublin është zhvendosur gjithashtu në Ëembley (Londër).

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ceferin uefa ceferin uefa

Sondazh

Poll