Sport

Klubi nxjerr autobuzin në shitje për shkak financash, futbollisti tallet me pronarët e Interit: Tani do të na japin pagat

23 Prill 2021, 13:55 Nga DOSJA
Klubi nxjerr autobuzin në shitje për shkak financash, futbollisti

KINË– Para disa muajsh klubi kinez Jiangsu Suning nuk u regjistrua në kampionat për shkak të problemeve financiare. Presidenca kineze që zotëron edhe klubin e Interit vendosi të mos investonte më në futboll për shkak të problemeve financiare.

Futbollistët dhe stafi nuk janë paguar prej muajsht dhe në një situatë të tillë,autobuzi i klubit ka dalë në shitje në një treg makinash të përdorura. Ish-futbollisti i Interit, Eder që ishte pjesë e klubit kinez, nuk vonoi të reagonte ndaj këtij lajmi.

“Mbase do të na japin pagat. Të paktën nëse arrijnë ta shesin të paguajnë detyrimet. Le të shpresojmë …”

 

Al meno se riescono a vendere il pullman, forse pagano quello che devano ? pagare!! Speriamo ???… #incredibile #jiangsusuning??

— Eder citadin martins (@Edercitadin7) April 23, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport eder jiangsu eder jiangsu

Sondazh

Poll