Politike

Rama tha se i bëri vërejtje Gjylametit, reagimi i deputetes ndaj “Bild” ende në faqen e PS-së

17 Maj 2019, 06:10 Nga DOSJA
Rama tha se i bëri vërejtje Gjylametit, reagimi i deputetes ndaj

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka kritikuar Blerina Gjylametin për reagimin që bëri ndaj gazetës gjermane “Bild”. Dje në “Opinion” teksa u pyet pse e kishte nxjerrë në deklaratë për mediat deputeten, Blerina Gjylameti, Rama tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë. Rama shtoi se Gjylemati ka dalë vetë në deklaratë dhe për këtë gjë, ai i kishte tërhequr vërejtje. (lexo këtu)

Por nëse i hedhim një sy faqes zyrtare të Partisë Socialiste është ende aty reagimi i Gjylametit për shkrimin e gazetës “Bild”.  Nuk është hequr ky shkrim, për të cilin Rama tha  publikisht se nuk ishte dakord.

Çfarë tha Gjylameti për shkrimin e medias gjermane?

Gjylameti për shkrimin e “Bild” u shpreh se është financuar nga paratë e pista dhe theksoi se opozita  kishte paguar para për të nxirë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. (lexo këtu)

“Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.”, u shpreh ajo ndër të tjera.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerina gjylameti edi rama shkrimi i gazetës bild blerina gjylameti edi rama shkrimi i gazetës bild

Sondazh

Poll