48 orë nga zgjedhjet! Meta thirrje qytetarëve: Votoni! Akt i domosdoshëm patriotik, të gjithë i kanë sytë nga ne! Policia
23 Prill 2021, 10:48Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke e konsideruar si akt patriotik. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se më 25 prill, sytë e të gjithë vendin janë nga Shqipëria, ndërsa ka përçuar një thirrje të posaçme për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë. Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik. Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë! Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve! Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!,”-shkruan Meta.
REAGIMI I PLOTË:
Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj! Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit. Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve. Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit. Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë. Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme! Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë. Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik. Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë! Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve! Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen e artë një gjimnazistje nga Fieri.Kjo e fundit në momentin që u afrua mori medaljen dhe tha se donte të fl...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen e artë gjimnazistëve ekselentë. Teksa iu dorëzua medalja një prej gjimnazisteve, ajo shpërtheu në lot. Në ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë, kandidatin e Partisë Demokratike për deputet pwr qarkun e Dibrws, Xhelal Mziun. Arsyeja e proced...
DIBËR– Deklarata e kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës nga lista e Partisë Demokratike, Xhelal Mziut ka bërë xhiron e rrjetit. Dje, Mziu tha se PD-ja...
TIRANË– Kryeministri dhe ministrja kanë dorëzuar medalje për gjimnazistët ekselent. Teksa ia dorëzuan një të riu, ky i fundit me ironi tha se shyqyr që erd...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit, Evis Kushi dorëzuan ditën e sotme medaljet për gjimnazistët ekselentë. Ministrja bëri të ditur se ce...
SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Shkodër. Pavarësisht motit të keq, ai është pritur nga qytetarët që kanë dal...
TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar deklaratën e kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziut. Kim shkruan se rasti i ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thënë para gjimnazistëve ekselentë se ka pasur një debat të vogël me ministren e Arsimit në lidhje me dorëzimin e medaljes...