Politike

Deklarata SHOKUESE e Xhelal Mziut, Yuri Kim mirëpret ndjesë, MESAZHI I FORTË: “Elbasani” s’duhet të përsëritet, koha

23 Prill 2021, 09:33 Nga DOSJA
Deklarata SHOKUESE e Xhelal Mziut, Yuri Kim mirëpret ndjesë, MESAZHI I

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar deklaratën e kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziut. Kim shkruan se rasti i “Elbasanit” duhet që të përsëritet dhe se grupet e armatosura që patrullojnë rrugët duhet të mbesin pjesë e të shkuarës. 

Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë këtë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë,”-shkruan Kim.

Dje, pas kapjes së makinës me para në Maqellarë, Mziu tha se edhe Partia Demokratike ka grupet e saj në terren. Ndërsa shtoi se çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë më parë.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

LAJMI KRYESOR: ‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit!’/ Deklarata Xhelal Mziut bën “namin” në rrjet, kandidati i PD-së kërkon falje: U përfshiva nga emocionet. Yuri Kim: Ka mbaruar koha e grupeve të armatosura…

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deklarata e mziut per vrasje diber xhelal mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 deklarata e mziut per vrasje diber xhelal mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll