Politike

Bëri thirrje për dhunë në zgjedhjet e 25 prillit, hetohet në gjendje të lirë Xhelal Mziu

23 Prill 2021, 10:12 Nga DOSJA
Bëri thirrje për dhunë në zgjedhjet e 25 prillit, hetohet

TIRANË– Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë, kandidatin e Partisë Demokratike për deputet pwr qarkun e Dibrws, Xhelal Mziun. Arsyeja e procedimit është thirrja që kandidati për deputet bëri nga Dibra, e që sipas policisë ka bërë thirrje për nxitje të dhunës. Policia shkruan se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër. Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

LAJMI KRYESOR: ‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit!’/ Deklarata Xhelal Mziut bën “namin” në rrjet, kandidati i PD-së kërkon falje: U përfshiva nga emocionet. Yuri Kim: Ka mbaruar koha e grupeve të armatosura…

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike hetohet xhelal mziu xhelal mziu hetohet xhelal mziu xhelal mziu

Sondazh

Poll