Politike

‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit!’/ Deklarata Xhelal Mziut bën “namin” në rrjet, kand

23 Prill 2021, 10:08 Nga DOSJA
‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai

DIBËR– Deklarata e kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës nga lista e Partisë Demokratike, Xhelal Mziut ka bërë xhiron e rrjetit. Dje, Mziu tha se PD-ja ka ngritur grupet e saj në terren dhe çdo person i dyshimtë do ta pësonte njëlloj si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Duke nënkuptuar përplasje me armë zjarri, deri në vrasje. 

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. Votat tona askush nuk guxon për ti marrë,”- është shprehur Xhelal Mziu.

Pas publikimit të deklaratës, Mziu reagoi sërish duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij, ndërsa u justifikua se gjithçka kishte ndodhur pasi ishte përfshirë nga emocionet. Megjithatë Policia e Shtetit e ka nisur një procedim ligjor për të, me pretendimin se Mziu ka nxitur dhunë.

Lidhur me deklaratën e kandidatit për deputet, reagoi edhe vetë ambasadorja amerikanë Yuri Kim, e cila shkurt dhe qartë tha se Elbasanit nuk duhet të përsëritej. Ajo shtoi se kishte kaluar koha e grupeve të armatosura që patrullonin dhe mbronin votat. Ndërsa kryeministrit Edi Rama, e ka cilësuar Mziun si “shpellar”, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos e votojnë. 

Çfarë ndodhi dje në Maqellarë?

Mbështetës të Partisë Demokratike, ndaluan një makinë ku qarkullonin dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoni dhe kolegu i tij, Albjon Ceku. Në mjetin e tyre u raportua se kishin 5 milionë lekë të vjetra, me prerje 50-çe që sipas PD-së, po përdoreshin për të blerë vota. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deklarata e mziut per vrasje diber xhelil mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 deklarata e mziut per vrasje diber xhelil mziu yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll