Politike

Basha viziton Shkodrën në ditën e fundit të fushatës! Pavarësisht shiut, qytetarët e presin me tollumbace dhe brohorima

23 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Basha viziton Shkodrën në ditën e fundit të fushatës!

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Shkodër. Pavarësisht motit të keq, ai është pritur nga qytetarët që kanë dalë në shesh me flamuj të PD-së dhe me çadra.

Basha u shpreh para qytetarëve se shiu i perëndisë paralajmëron bereqetin e fitores që e pret Shkodrën dhe Shqipërinë.


“Ky është shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores më të thellë që pret Shkodrën dhe Shqipërinë, ditën e diel me votën tuaj për numrin 9. Shkodra e qytetarisë, që mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e veta më të zeza. Fitorja e së dielës do të fillojë nga Shkodra, do të nisë nga maja e Kelmendit e do zbresë deri në jug, e do jetë fitorja më e bukur, e çdo shkodrani e shkodraneje.

Tetë vite premtime të pambajtura, varfëri, shtypje, korrupsion e banda do marrin fund. Ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do i prini fitores. Qeveria e zgjedhjeve të 25 prillit do jetë e të gjithë shqiptarëve. Vetëm 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Siç nuk ndalet uji i Bunës, mos ndalni punën tuaj, duke votuar për ndryshimin, që do të vijë në Shkodër, në Vlorë, Korçë, në Durrës, Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Shkodra është prijëse e demokracisë dhe e fitores, ora po vjen që ta tregojë këtë gjë”, deklaroi Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne shkoder lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne shkoder lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll