Politike

Ministrja do iu jepte çertifikata, Rama: I thashë kjo nuk bëhet, na u desh pak kohë që të përgatisim medaljet për ju

23 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Ministrja do iu jepte çertifikata, Rama: I thashë kjo nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thënë para gjimnazistëve ekselentë se ka pasur një debat të vogël me ministren e Arsimit në lidhje me dorëzimin e medaljes për të rinjtë. Rama tha se kur mësoi se do jepeshin çertifikata tha se kjo gjë nuk bëhej, duke kërkuar më pas falje për vonimin e shpërndarjes së medaljeve.


DEKLARATA:

 Me siguri ju kanë thënë në klasë, cunat e mamit, si gocat e babit. në sensin që nuk i kemi lënë asnjëherë detyat, ato që duheshin bërë për të bërë atë që duhesh. Do të ketë plot njerëz që nuk do ta duan suksesin tuaj, mos harroni se cfarë ka thënë Faik Beu, shqiptarër falin cdo gje përvec suksesit. Kështu që vazhdoni rezistoni se bota do të jetë e juaja, jo e atyre që do ju ndeshin në rrugë në ambinetet ku po jetoni. Ata janë udhëtarë që do të mbeten sa cmbetet era, ju do të lini pas shumë arsye për të tjerët që të përballojnë dhe të kapërcejnë justifikimet dhe të ngjiteni në majën ku jeni nisur. Po ia le ministres kërkimin e ndjesës për vonesën e marrjes së kësaj medalje. Sa për mua jam dhe unë një shkak për vonesën se kur pashë se cfarë ishte certifikata e medaljes i thashë kjo nuk bëhet. Medalja e artë është një xhevahir që nuk e bëjmë me diamante dhe florinj por është si medalja e atyre që bëhen nder i kombit, i atyre që kanë bërë një heroizëm dhe na u desh pak kohë që të përgatisim medaljet për ju.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama medaljet per gjimnazistet ekselent zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama medaljet per gjimnazistet ekselent zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll