Politike

‘Do e pësojnë si ai i Elbasanit’/ Xhelal Mziu pendohet për deklaratën, kërkon falje publike: Ndodhi prej emocioneve të

23 Prill 2021, 08:46 Nga DOSJA
‘Do e pësojnë si ai i Elbasanit’/ Xhelal Mziu pendohet

DIBËR– Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka kërkuar falje për deklaratën e tij, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Me një video të shkurtër, kandidati për deputet është shprehur se deklaratën e kishte dhënë teksa ishte i përfshirë nga emocionet. Duke shtuar se ishte penduar dhe se u kërkonte ndjesë të gjithë shqiptarëve. 

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve,”– tha Mziu.

Dje, pas kapjes së makinës me para në Maqellarë, Mziu tha se edhe Partia Demokratike ka grupet e saj në terren. Ndërsa shtoi se çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë më parë.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Për vrasjen e ndodhur akuzohen dy persona: Arbër Papleka dhe Klement Xhaferri. I pari është ish-punonjësi i RENEA-s i vendosur pranë grupit të SMV (Struktura e Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike), ndërsa i dyti njihet si Kel Çami.  Papleka akuzohet nga policia edhe për plagosjen e polices së Shqiponjave, Xhensila Sota, edhe për heqje të lirisë të drejtuesit të mjetit tip ML, të Muhamet Gresajt.

LAJMI KRYESOR: ‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit!’/ Deklarata Xhelal Mziut bën “namin” në rrjet, kandidati i PD-së kërkon falje: U përfshiva nga emocionet. Yuri Kim: Ka mbaruar koha e grupeve të armatosura…

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deklarata e mziut per vrasje diber xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021 deklarata e mziut per vrasje diber xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll