Sali Berisha: I plagosur në ‘Masakrën e Elbasanit’ mbeti dhe Suel Çela, po kurohet në një spital privat me Kelmend Xhaf
22 Prill 2021, 20:04Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se Suel Çela, i njohur për përfshirjen e tij në botën e errët të krimit në Elbasan, ka mbetur gjithashtu i plagosur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se Çela ndodhet në një spital privat, ku po kurohet bashkë me Kelmend Xhaferrin, që është shpallur në kërkim. Sipas Berishës, ata po kurohen nën drejtimin e kryeministrit Rama. Përsa u përket pamjeve filmike të masakrës, Berisha tha se ato drejtohen nga Don Lala (Qazim Sejdini).
“Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen. Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat. Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës,”- tha Berisha.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nëse po bën marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha, përmes Gjermanisë. I ft...
TIRANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për Arbër Paplekajn i cili është vetëdorëzuar në polici për vrasjen e ndodhur në Elbasan duke thënë se nuk ësh...
FIER– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Policinë e Shtetit se është treguar e njëanshme si në rastin e plagosjes në Kavajë, ashtu edhe në rastin e masakrës ...
TIRANË- I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!Basha thotë s...
TIRANË- I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!“Më kanë mbus...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë në përfundime duke e quajtur vrasës Arbër Paplekën, i cili u vetëdorëzua pas masakrës së ndodhur një ditë më parë në ...