Politike

“Ke pirë gjë ti”, Rama kapet me Artan Hoxhën: S’të mbaj mend të dehur…që ta dish ti Prokuroria ka video të komand

22 Prill 2021, 19:54 Nga DOSJA
“Ke pirë gjë ti”, Rama kapet me Artan Hoxhën:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar fort me analisitn Artan Hoxha. I ftuar në “Opinion”, teksa fliste për masakrën e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, Rama e pyeti Hoxhën nëse kishte pirë ndodnjë gjë apo ishte i dehur sepse nuk e mbante mend që fliste në këtë mënyrë. 

Pjesë nga biseda

Edi Rama: O Artan Hoxha, s’të mbaj mend si një njeri që nuk i lë të tjerët të flasin…

Artan Hoxha: E se…

Edi Rama: S’të mbaj mend kështu, ç’të ka gjetur, ke pirë gjë, je i dehur

Artan Hoxha: E kam nga dhimbja

Edi Rama: Po pse more nga dhimbja e ke ti që një njeriu i thua bandit, je në terezi ti…

Artan Hoxha: Po sepse more

Edi Rama: Aaaa ke dhimbje

Artan Hoxha: Po se ka dhe katër të plagosur

Edi Rama: Pse cilin rezultat do të dëshiroje ti…për fat të mirë që ta dish ti, Prokuroria disponon video të komandantit të militarit që përputhet me dëshminë e një njeriu që nuk ka lidhje me ngjarjen. I kanë vënë dhe kamerën. Si mund t’i thuash ti bandit….

Artan Hoxha: Po dy demokratët kush i plagosi, Perëndia nga lart.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll