Politike

“Zgjedhjet janë për shqiptarët”, Basha: Do të kthejmë sundimin e ligjit jo të bandave

22 Prill 2021, 19:57 Nga DOSJA
“Zgjedhjet janë për shqiptarët”, Basha: Do të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit janë për të ardhmen e shqiptarëve. I ftuar në “Open”, Basha tha se në momentin që ai do të vijë në qeveri, do të kthejë sundimin e ligjit dhe jo atë të bandave.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Le te mos bëjmë avokatin e krimit, sepse na bashkon një vullnet për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për të hapur ato negociata pesë prej kushteve kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Që të kthejmë sundimin e ligjit dhe jo sundimin e bandave. Ky është qëllimi jonë, ky është ndryshimi për të cilin i ftoj shqiptarët.

Të bëjmë apologjinë e tetë viteve dështim të Edi Ramës në raport me luftën e krimit ka dështuar, në raport me luftën e varfërisë ka dështuar , në raport me luftën për shtetin e së drejtës ka dështuar dhe këto dështime dhe të tjera si këto kanë mbyllur për tetë vite me radhë rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Edhe një fjali të lutem, kemi kriminelët të rreshtuar në krah të një kryeministri qe e ka kapur paniku, e kupton që ditën e diele do të humbë dhe kemi një popull të tërë të etur për ndryshim. Ne jemi me këtë shumicë Dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe të kushtetutës dhe të ligjit për të mbrojtur votën e çdo shqiptari.

Dhe unë kam shumë besim që ditën e diel ne do të kemi pjesëmarrjen më masive popullore në kutitë e votimit, sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Në këto zgjedhje do të vendoset nëse do të vazhdohet edhe 4 vite të tjera si këto 8 që lamë pas apo nëse Shqipëria do të ndryshojë?! Në këto zgjedhje do të vendoset nëse Shqipërisë do ti hapet rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian apo do vazhdojë të ngelet në vendnumëro duke hapur çdo 6 muaj shampanjën dhe ndërkohë duke hapur, duke qarë zemrat e nënave me 500 mijë të rinj që kanë emigruar për 8 vite.

Eni Vasili: Si do ta mbroni këtë?

Lulzim Basha: Këto zgjedhje nuk janë as për Partinë Demokratike as për Partinë Socialiste. Këto zgjedhje janë për shqiptarët dhe Partia Demokratike me programin e vet, me ekipin e vet dhe me të gjithë organizimin e vet është në funksion të zgjidhjeve për shqiptarët.

Kurrë më parë nuk ka qenë përballja midis një njeriu dhe një pakice që ka përfituar nga pushteti i tij dhe një shumice absolute ku janë tashmë jo vetëm demokratët por edhe socialistët, vëllezërit dhe motrat tona. Edhe administrata publike që e kuptojnë se këtij i ka ardhur fundi dhe me 25 prill do t’i vijë fundi politikisht me votën më masive popullore. Janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe do të kenë pjesëmarrjen më masive. Ndërsa ne zoti Kikia do të kemi fitoren më të thellë si forcë politike, si koalicion. Fitoren që në fakt do t’i takojë gjithë shqiptarëve.

(i.a;/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll