Politike

Ilir Meta: Policia e Shtetit është treguar e njëanshme për ngjarjet në Kavajë e Elbasan…patronazhistët janë shantazhis

22 Prill 2021, 19:48 Nga DOSJA
Ilir Meta: Policia e Shtetit është treguar e njëanshme për

FIER– Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Policinë e Shtetit se është treguar e njëanshme si në rastin e plagosjes në Kavajë, ashtu edhe në rastin e masakrës në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. 

I ftuar në “TV Apollon”, Meta tha se sjellja e policisë është tërësisht e palejueshme sepse nuk po vë eksponentët e krimit përpara drejtësisë.

Deri më tani Policisë së Shtetit është treguat komplet e njëanshme.
Këtu përmendim ngjarjen e Kavajës, që u deshën dy ditë për t’u vënë para drejtësisë eksponentët e krimit. Kjo sjellje e Policide nuk do kishte sjellë vrasjen në Elbasan.
I bëj thirrje të gjithë policëve të tregojnë integritet, të zbatojnë ligjin dhe të mos bëheni pale me politiken por të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin.Përdorja e të dhënave personale dhe marrja e tyre nga institucionet shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, janë bërë për të shantazhuar qytetarët. Ekspozimi i këtyre të dhënave personale të qytetarëve është shkelje e ligjit dhe cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë, e paligjshme, shantazhuese dhe intimiduese,”- tha Meta. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll