Aktualitet

Organizata për Mbrojtjen e Natyrës: Shoqërisë civile i ndalohen tubimet, ndërkohë që makineritë e propagandës shkojnë

22 Prill 2021, 18:14 Nga DOSJA
Organizata për Mbrojtjen e Natyrës: Shoqërisë civile i

TIRANË- Organizata për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjediset në Shqipëri ka dënoncuar ndalimin e tubimeve për mbrojtjen lumit Vjosa dhe ndalimin e firmosjës së kontratës për aeroportin e Vlorës nga Drejtoria e Policisë në Tiranë.

Në një shkrim në Facebook, PPNEA ka thënë se teksa shoqërisë civile i refuzohen dhe ndalohen tubimet, ndërkohë që qeveritarët dhe partitë politike po mbajnë tubime më qindra njerëz nga jugu në veri.

“Shoqërisë civile i ndalohen tubimet, ndërkohë që makineritë e propagandës shkojnë qytet më qytet. Për të kundërshtuar vendimin për firmosjen e kontratës lidhur me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, grupimi i organizatave në mbrojtje të Vjosë-Nartës do të organizonte ditën e sotme një tubim përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Duke respektuar çdo masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, u pohua se pjesëmarrësit në këtë tubim nuk do t’i kalonin 10 vetë. Në përgjigjen e ardhur nga institucioni i policisë deklarohej se një tubim i tillë do të përbënte “një rrezik serioz për shendetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë”, duke e refuzuar kërkesën tonë të drejtë dhe brenda kornizave ligjore. Përse policia nuk ndalon grumbullimet e fushatës elektorale, por ndalon një grumbullim prej 10 personash nga shoqëria civile për një kauzë që nuk ka asnjë ngjyrim politik? Fjala e lirë nuk shtypet dhe aq lehtë! Ju ftojmë të shpërndani pankartat e mëposhtme të protestës sa më shumë në mediat tuaja sociale. Të jemi me mijëra, në vend të dhjetëve!”, shkruhet në postim.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i vlores lumi i vjoses rganizata për mbrojtjen e natyrës dhe mjediset aeroporti i vlores lumi i vjoses rganizata për mbrojtjen e natyrës dhe mjediset

Sondazh

Poll