Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Senati Amerikan: Inkurajojmë popullin që të votojnë. Autoritetet të sigurojnë një proces të rreg

22 Prill 2021, 18:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Senati Amerikan: Inkurajojmë popullin që

TIRANË- Senati Amerikan ka inkurajuar shqiptarët që të votojnë në 25 prill. Në një postim në Twitter, anëtarët e senatit amerikan kanë nxitur të gjitha autoritetet përkatëse që në 25 prill të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata gjithashtu kanë shkruar se të gjithë kandidatët për deputetë duhet që të veprojnë në përputhje me të gjitha normat demokratike.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë. Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë nga frikësimi dhe dhuna. Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar,” shkruhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të senatit amerikan.

As Albanian elections near, we encourage the people of #Albania to vote. Authorities should ensure voters can exercise this right free from intimidation, & all candidates should act in accordance w/ democratic norms. The U.S. supports the Albanian people. https://t.co/GLuA8wSSWm

— Senate Foreign Relations Committee Ranking Member (@SenateForeign) April 22, 2021

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet senati amerikan zgjedhjet 25 prill 2021 senati amerikan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll