Aktualitet

Policia u kundërpërgjigj, qëlloi me armë drejt Paplekës, zbardhen detaje nga ‘Masakra e Elbasanit’ , uniformat blu u si

22 Prill 2021, 16:46 Nga DOSJA
Policia u kundërpërgjigj, qëlloi me armë drejt

ELBASAN– Personi që e ka njoftuar policinë për masakrën e Elbasanit është një berber. Sipas OraNews, një berber në lagjen “5 maji” ka telefonuar poliicnë dhe i ka lajmëruar për atë që po ndodhte.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka parë se si është zhvilluar e gjithë përplasja me armë mes grupit të mbështetësve të Pjerin Xhuvanit dhe palës së Strukturës për Mbrojtjen e Votës, pjesë e të cilës ishte edhe Arbër Papleka, tashmë i arrestuar.

OraNews shkruan më tej se punonjës të policisë kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kanë qëlluar edhe drejt Paplekës, por ky i fundit nuk ka marrë asnjë plagë.

Sot, një ditë pas masakrës, Policia e Shtetit bëri me dije se janë vënë në pranga 11 persona. Prokuroria akuzon për vrasjen e Xhuvanit, Arbër Paplekën, ndërsa Klement Xhaferrin për vrasje e ngelur në tentativë. Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, Veliu dhe prokurori nuk pranuan të tregojnë se kush qëlloi i pari. Në pranga janë vënë edhe Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erion Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma dhe Eldjo Beko. 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber papleka pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani arber papleka pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll