Aktualitet

Pse ndodhin aksidentet? Mit’hat Tola: Këmbësori është më i paedukuari, 50-vjeçarët mendojnë se makina s’të vret

22 Prill 2021, 14:56 Nga DOSJA
Pse ndodhin aksidentet? Mit’hat Tola: Këmbësori është

Në emisionin “Historia ime” është trajtuar një temë që na prek të gjithëve, situatat në rruge jo pak herë kanë marrë jetë njerëzish për shkak të pakujdesisë, standardeve, shkeljet ligji e kodi rrugor. Kur ligji zbatohet fenomeni minimizohet e vetë ne bëhemi më të ndërgjegjshëm e më të kujdesshëm.

Por sa ka ndryshuar kodi rrugor viteve të fundit dhe si po zbatohet ai, këto dhe shumë argumente të tjera janë diskutuar në një forum me profesionistët e fushës Mit’hat Tola i cili është Shef Sektori në Drejtorinë e Policisë Rrugore dhe Sadedin Çeliku, ekspert në sinjalistikën rrugore dhe ish-zv/Ministri i Transporti.

I pyetur nga moderatorja e njohur Mirela Milori se cili është burimi kryesor i aksidenteve, Mit’hat Tola ëshë shprehur se shumica e popullsisë dikur kanë jetuar në vendet rurale dhe fshatra dhe nuk janë mësuar me një kaos siç janë kthyer qytetet e populluar me mjete, me biçikleta, me ciklomotorë etj dhe automobilin e konsiderojnë si diçka që nuk vret, por në të vërtetë vret.

Mirela Milori: Cili është burimi dhe motivi kryesor i aksidenteve rrugore?

Mit’hat Tola: Nga sjellja e drejtuesve të mjetit dhe nga sjellja e këmbësorëve. 28% tre mujorin e parë të personave të përfshirë në aksidente të dëmtuar rëndë për jetën e tyre dhe që kanë vdekur janë këmbësorë. Kjo ka një sërë faktorësh. Mos harrojmë që deri në vitet ’90, 80% e popullsisë shqiptare ka jetuar në fshat, në zonat rurale, imagjinoni një zonë rurale pa automobil dhe 80% e kësaj 80% është vendosur në qendrat urbane, e populluar me mjete, me biçikleta, me ciklomotorë dhe në të gjithë këtë kaos, këmbësori është ai më i pambrojturi dhe më i paedukuari. Imagjinonin brezin e 50-60-70-vjeçarëve nuk e njohin automobilin, e konsiderojnë diçka që nuk vret dhe në fund të vret.

95% e aksidenteve lidhen me sjelljen tonë, ka një 5% që ia atribuojmë rrugës, ndriçimit, defekteve të mjetit, kushteve të motit etj. Po ta krahasojmë me zhvillimet e vendeve të tjera.

Marrë nga tvklan.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mithat tola rregullat e qarkullimit rrugor mithat tola rregullat e qarkullimit rrugor

Sondazh

Poll