Aktualitet

Motive xhelozie, italiani rreh gruan e tij dhe plagos shqiptarin (EMRI+FOTO E AUTORIT)

22 Prill 2021, 15:35 Nga DOSJA
Motive xhelozie, italiani rreh gruan e tij dhe plagos shqiptarin (EMRI+FOTO E

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një person për arsye xhelozie ka tentuar të vrasë një shqiptarë duke e lënë atë të plagosur dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij. Cronachedellacampania shkruan se ngjarja ka ndodhur në provincën e Reggio Emilia në Itali, ku 36-vjeçari hyri në lokalin ku punonte gruaja e tij, e goditi atë me grusht dhe qëlloi banakierin shqiptar me armë.

Autori i identifikuar nga policia Ferdinando Russo, mendohet se e ka bërë këtë veprim nga xhelozia. Russo mendohet se ka gjuajtur disa herë nga në drejtim të shqiptarit, ndërkohë që vetëm 2 plumba prekën shqiptarin në këmbë. 

Pas ngjarjes, italiani u arratis dhe u vetëdorëzua në polici ku pranoi gjithçka që kishte ndodhur. Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që, Russo arrestohet në Itali, pasi më parë ai është kapur me tregtinë e lëndëve narkotike. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinando russo qellohet shqiptari ne itali ferdinando russo qellohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll