Aktualitet

FOTOT/ Një ditë pas vrasjes, Pjerin Xhuvanit i jepet lamtumira e fundit, dhjetëra qytetarë dalin me çadra për të respektu

22 Prill 2021, 16:13 Nga DOSJA
FOTOT/ Një ditë pas vrasjes, Pjerin Xhuvanit i jepet lamtumira e

ELBASAN- Një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme për ta përcjell atë në banesën e fundit. Nga fotot e siguruara nga Dosja.al shihen familjarë, të afërm dhe qytetarë të thejtë të Elbasanit, të cilët janë mbledhur ditën e sotme për t’i dhënë atij lamtumirë. Varrimi u bë mesditën e sotme, ku qytetarët nuk i sprapsi as moti i keq dhe me shi.

Çfarë ndodhi dje?

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është ekzekutuar ditën e djeshme me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se Xhuvani ka marrë tre plumba në trup, por ai pranë zemrës i mori jetën dhe e la të vdekur. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pjerin xhuvani varrimi i pjerin xhuvanit vritet pjerin xhuvani pjerin xhuvani varrimi i pjerin xhuvanit vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll