Politike

Edi Rama: Jam shumë krenar për patronazhistët, pas Masakrës së Elbasanit, ata dolën zhveshur

22 Prill 2021, 16:53 Nga DOSJA
Edi Rama: Jam shumë krenar për patronazhistët, pas Masakrës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se është ndjerë shumë krenar për patronazhistët, një ditë pas masakrës së Elbasanit, ngjarje ku u vra Pjerin Xhuvani.

I pranishëm në sheshin “Skënderbej”, aty ku mbylli fushatën e PS-së për Tiranën, Rama tha se ajo ngjarje e bëri të ndjehej krenar për aptronazhistët, ndërsa ata të tjerët (Opozita), dolën të zhveshur.

“Unë kam qenë gjithmonë krenar për ju, por pas asaj që ndodhi dje, unë jam shumë më shumë krenar për ju, jam më shumë se kurrë. Ata bëjnë çmos që t’ju poshtërojnë e lëndojnë por ka Zot, sepse ata që bënë të gjitha ato kundër jush dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur, se ashtu nuk dalin dot ata. Kur mendoj zhveshur ata…Por dolën zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit tuaj kur pa pasur asnjë pikë turpi, pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jetë, morën përsipër tu thonë shqiptarëve se ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo. Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, duhet t’i vërë gishtin kokës fort për fëmijët e tij,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më bëri krenar për patronazhistët, Luli ka tre shtëpi dhe duket sikur ka dalë nga sauna. Ktheni në shtëpi Metën, ai që e voton, turpëron të gjallë e të vdekur

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll