Bota

Covid-19 i merr jetën kuzhinjerit profesionist Përparim Babalija

22 Prill 2021, 16:38 Nga DOSJA
Covid-19 i merr jetën kuzhinjerit profesionist Përparim Babalija

KOSOVË – Ndërron jetë nga COVID-19 kuzhinieri më i famshëm shqiptar Përparim Babalija.

Lajmin e ka konfirmuar në facebook Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ishte një nga kuzhinjerët më profesionistë i cili ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.

Përparim Babalija, një nga chefat më të mirë në trevat Shqiptare sot ka ndërruar jetë nga i mallkuari COVID-19. Një djalë që ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë askush tjetër. Të qoftë dheu i lehtë koleg”,- shkruhet në njoftim.

Për katër vite ai ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht ka punuar në restorante të nivelit të lartë Michelin Star, si dhe ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna”. Gjithashtu ai ka krijuar konceptin e tij mbi kuzhinën të quajtur Përparim Babalija Concept.

Babalija së fundmi ishte shef i kuzhinës në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

(f.i/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni covid-19 përparim babalija covid-19 përparim babalija

Sondazh

Poll