Bota

Kush po e tradhëton? Dokumentet e Albin Kurtit përfundojnë në media, ‘i besuari’ flet për “armiq” brenda zy

22 Prill 2021, 15:07 Nga DOSJA
Kush po e tradhëton? Dokumentet e Albin Kurtit përfundojnë

PRISHTINË– Në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës janë publikuar vendimet që jaë marrë nga mbledhja e djeshme e kabinetit. Një prej dokumenteve të publikuara, ishte firmosur nga kryeministri Albin Kurti, edhe pse në letër shkruhej emri i paraardhësit të tij, Avdullah Hoti.

Sot për mediat ka reaguar zëdhënësi i tij për shtyp, Përparim Kryeziu ka drejtuar gishtin nga administrata në Zyrën e Kryeministrit, duke i akuzuar se po publikojnë dokumente në media. 

“Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohur nga administrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka shkruar Kryeziu.

Kush të jetë vallë “çimka” që ka lënë pas në zyrë Hoti kur i ka liruar karrigen pasardhësit të tij?

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove përparim kryeziu qeveria e kosoves albin kurti kosove përparim kryeziu qeveria e kosoves

Sondazh

Poll