Bota

Meghan Markle dhe i biri folën me Mbretëreshën para funeralit të Princ Philipit por ne na paska shpëtuar

22 Prill 2021, 13:26 Nga DOSJA
Meghan Markle dhe i biri folën me Mbretëreshën para funeralit

BRITANI– Mungesa e Meghan Markle në funeralin e Princ Philip nuk u la pa komentuar pasi dihet që ajo ka patur një raport tejet të veçantë me të.

Miqtë e ish-aktores thanë se ajo kishte refuzuar të ishte qëndra e vëmëndjes ndaj nuk kishte qënë e pranishme ne ceremoni.

Edhe pse nuk ishte e pranishme në funeral, Meghan e ndoqi nga shtëpia të gjithë ceremoninë dhe madje dërgoi atje një buqetë varrimi tepër domethënëse për të ndjerin.

Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.

Përveç buqetës ajo dërgoi edhe një letër të shkruar me dorë.

Mediat e huaja raportojnë se një burim ka treguar se ajo dhe djali i saj, Archie, i çuan gjërat një hap më tej dhe madje folën dhe me Mbretëreshën, teksa i zgjatën dorën për t’i shprehur ngushëllimet.

“Meghan ka folur me Harryn para varrimit të gjyshit të tij. Meghan dhe Archie gjithashtu folën me Mbretëreshën në fillim të kësaj jave”, tha burimi për revistën “People”.

Burimet zyrtare thanë se arsyeja e mungesës së saj në ceremoni ishte këshilla nga mjeku për mos të lëvizur si pasojë e shtatëzanisë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota #mbretëreshaelisabetë funerali i princ philip meghan markle #mbretëreshaelisabetë funerali i princ philip meghan markle

Sondazh

Poll