Bota

FOTO/ Prezantuesja televizive rrihet në tren me djalin e saj, kujton momentet e vështira…

22 Prill 2021, 15:30 Nga DOSJA

UKRAIN– Prezantuesja  televizive Anastasia Lugovaya e emisionit “Inter” ka rikujtuar në rrjetet sociale sulmin brutal nga Vitaly Rudzko teksa po udhëtonte në tren me të birin. Sulmuesi që rrahu prezantuesen televizive dhe tentoi ta përdhunonte në tren, ka vdekur së fundmi në burg. 

Anastasia ka ndarë së fundmi disa foto në Facebook nga dita e sulmit.

 

Sulmuesi Vitaly Rudzko, i veshur vetëm me të mbathura, hyri në kabinen e saj private duke e rrahur Anastasian. Djali i saj nisi të ulërinte, dhe ajo arriti që të bindte Rudzkon që ta çonte në një pjesë tjetër të trenit.

“Dëgjova djalin tim që qante, dhe mendova se ishte një mundesi për të shpëtuar. I thashë atij se duhet të ndaloja djalin që qante sepse mund të zgjonte të gjithë trenin. Ai pranoi por tha se do të kthehej përsëri. Unë u largova duke vrapuar nga vagoni, mora djalin dhe të dy vrapuam zbathur për të kërkuar ndihmë. Shkova menjëherë te fatorinoja. Ajo po flinte dhe nuk e hapte derën. Trokita në dyert te të gjithëve. Shkova të fatorinoja e vagonit tjetër, por më në fund më shpëtoi një burrë,”- shton ajo.

Rudzko u arrestua dhe u burgos, por Anastasia vazhdonte të trembej për jetën e saj derisa ai ndërroi jetë më 13 prill.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anastasia lugovaya vitaly rudzko anastasia lugovaya vitaly rudzko

Sondazh

Poll