Bota

Ministri gjerman Maas mbërrin në Presidencë për takimin me Vjosa Osmanin

22 Prill 2021, 13:10 Nga DOSJA
Ministri gjerman Maas mbërrin në Presidencë për takimin me

KOSOVË– Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka mbërritur në presidencë ku është pritur nga shefja e shtetit Vjosa Osmani.

Maas dhe Osmani pritet t’u drejtohen mediave pas takimit.

Kryediplomati gjerman pritet ta takojë edhe shefin e qeverisë, Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar edhe agjendën që do ta ketë Maas në vizitën e tij në Kosovë.

Maas do të bisedojë me krerët e institucioneve të Kosovës lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Ministri i Jashtëm gjerman mbërrin në Kosovë, çështje diskutimi dialogu dhe marrëdhëniet bilaterale

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti heiko maas heiko maas ne kosove vjosa osmani albin kurti heiko maas heiko maas ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll