Bota

“Ndryshimi i kufijve është e rrezikshme dhe jorealiste”/ Maas përfundon takimin me Osmanin: Njohja e Kosovës nga

22 Prill 2021, 15:25 Nga DOSJA
“Ndryshimi i kufijve është e rrezikshme dhe jorealiste”/

KOSOVË- Takimi mes Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar. Në një konferencë të përbashkët, Mass i pyëtur për dialogun me Serbinë, u shpreh se njohja e Kosovës nga Serbia është një nga elementet kyçe për tu anëtarësuar në BE. 

“Sa i përket dialogut, natyrisht që njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes përndryshe nuk do të realizohet dhe përtej kësaj nga të dy anët kjo është normale në dialogjet për normalizim ku edhe ka kompromise dhe nuk dua të tërheq linja të kuqe mirëpo e di që përshkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë dëshiroj që në fund të procesit të gjejmë zgjidhje dhe dy palët duhet të gjejnë gatishmëri për kompromise”, tha Maas

Në lidhje me ridefinimin dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan, Maas tha se kjo është një ide e të kaluarës dhe se Gjermania është kundër kësaj ideje. 

“Me këtë rast dua të nënvizoj qartë që idetë për vizatim të vijave në harta ne i konsiderojmë jorealiste dhe shumë të rrezikshme. Jam i lumtur që përpjekja e fundit shpejt të futet në sirtar dhe përfundimisht të jetë një dosje e së kaluarës”, tha Maas.

Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Maas tha se Kosova e ka bërë pjesën e saj dhe se BE duhet që t’i përmbahet premtimit që ka bërë.   

“Unë e di që liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët, qëndrimi i Gjermanisë është i qartë Kosova ka përmbushur kriteret për vizat dhe ato duhet të hiqen. BE-ja duhet t’i përmbahet premtimit që i ka dhënë Kosovës dhe në presidencën e Gjermanisë ka qenë prioritet dhe ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të realizohet sa më shpejt”, tha ai.

Maas gjithashtu tha se Gjermania ka shumë besim te emisari i BE-së për dialogun me Serbinë, dhe u shpreh se do të bëjnë çdo gjë që të mbështesin atë në punën e tij.

“Zonja presidente një pengesë për zhvillimin e rajonit është raporti biletaral mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me këtë unë kam theksuar mbështetjen e pakusht për dialogun për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, të moderuar nga BE-ja. Kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësihme për njerëzit në Kosovë dhe unë do t’i përcjell këto Lajcakut dhe do të flas me të i cili mbështetet nga ne në punën e tij. Qeveria e re e ka një program ambcioz në luftën e krimit dhe korrupsionit dhe të cilat përputhen me pritjet e qytetarëve të Kosovës për të cilën do të bisedoj me kryeministrin Kurti. Unë ju siguroj që Gjermania do të jetë përkrah jush”, tha ministri i jashtëm gjerman.

Nga ana tjëtër Osmani u shpreh se procesi i dialogut është i rëndësishëm, por që ata nuk do t’i hyjnë aventurave të tilla si ndryshimi i kufijve apo ndryshimi i Kushtetutës. 

“Për neve procesi i dialogut ka nevojë për një “reset”, institucionet do të shqyrtojnë secilën marrëveshje dhe në dialog Kosova nuk do të pranojë të hyjë në aventura të rrezikshme siç janë ndryshimi i kufijve apo ndryshimi i kushtetuetshmërisë. Presim që ky proces të përfundojë me njohje reciproke”, tha Osmani.

LAJMI KRYESOR: Ministri i Jashtëm gjerman vizitë zyrtare në Kosovë, çështjet që do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale dhe dialogu Kosovë-Serbi

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora heiko maas heiko maas ne kosove vjosa osmani heiko maas heiko maas ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll