Bota

Një makinë përplaset në murin e Pallatit Buckingham, arrestohen 3 persona të cilët ishin në ndjekje nga policia

22 Prill 2021, 13:01 Nga DOSJA
Një makinë përplaset në murin e Pallatit Buckingham,

BRITANI– Tre persona janë arrestuar pasi një makinë e dyshuar e vjedhur u përplas në një mur afër Pallatit Buckingam gjatë një ndjekje policie.

Oficerët po ndiqnin automjetin përmes Westminster derisa ndodhi përplasja në Buckingham Gate rreth orës 10.45 të mëngjesit të sotëm.

Sipas Dailymail,personat që ndodheshin brenda në makinë u arrestuan të gjithë nën dyshimin e vjedhjes së një automjeti, ndërsa shoferi u mbajt më tej nën dyshimin ngarjes nën efektin e alkoolit.

Askush nuk u lëndua dhe incidenti nuk po trajtohet si i lidhur me terrorin.

Rreth orës 10 e 45 të enjten, 22 prill një makinë ishte në përplasje me një mur në Buckingham Gate, SW1 pas një ndjekjeje nga policia. Tre pasagjerë meshkuj të makinës u arrestuan nën dyshimin e vjedhjes së një automjeti. Drejtuesi i makinës është arrestuar gjithashtu për ngasje të pijeve. Nuk ka njoftime për ndonjë lëndim. Hetimet mbi rrethanat janë duke vazhduar. ‘– tha një zv i policisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota incidenti ne buckingam palace incidenti ne buckingam palace

Sondazh

Poll